Starova: Kampionat i veçantë, Partizani me meritë në krye!

schedule22:09 - 4 Nëntor, 2019

schedule 22:09 - 4 Nëntor, 2019

Trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Starova u shpreh:  “Ka kohë që konkurrenca në Superiore është e fortë, që nga koha kur është bërë me 10 skuadra.

KLASIFIKIMI – “Ka qenë disi e veçantë, pasi për disa javë me radhë, kanë qenë Bylisi dhe Vllaznia në krye. Kjo është periudha më e mirë për skuadrat, duhet ta kenë kulmin e formës. Fakti që nuk janë të gjitha në formë, është për t’u diskutuar, pasi ky është momenti kur skuadrat duhet të jenë në kulm”.

PARTIZANI – “Partizani udhëheq me meritë, është një skuadër që ka trashëguar edhe nga vitet e shkuara. Ekip në ekuilibër, mbrohet me gjithë skuadrën. Ka kundërsulmin e shpejtë. Konkurrenca ka bërë që disa lojtarë, si Çinari, i cili u nis jo si titullar, po është shndërruar në lojtarin e momentit. Është rikthyer në formacion Bardhi, lojtar që po përshtatet mirë me skemat e Lerdës. Partizani nuk e ka ende formën më të mirë, por ka bazament. Nëse kalon dhe Flamurtarin, morali do të rritet shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!