Sulejman Starova ka vazhduar analizën e tij në Pressing për ekipin e Tiranës, ku më shumë u ndalua te trajneri Emanuel Egbo. Sipas Starovës, Egbo nuk është trajner i parë, pavarësisht se ka arritur të ruajë një harmoni në grup.
“Egbo nuk është trajner, është trajner portierësh. E ka provuar të bëjë trajnerin. Është një njeri i përsosur, në administrim dhe komunikim me lojtarët.
Ai ka ruajtur harmoninë dhe prandaj ka sukses. Iu thotë: “Djema, futuni në lojë për t’u dëfryer” dhe po i ccon drejt titullit. Egbo është trajner portierësh, Tirana po kërkon për trajner./abcnews.al


