Sulejman Starova, i ftuar në ABC News në emisionin “Pressing”, foli për derbin e së premtes mes Partizanit dhe Tiranës. Në fjalën e tij, trajneri i njohur preku disa tematika rreth derbit të kryeqytetit.
“Ky derbi ka mbledhur shumë njerëz që deri dje kanë preferuar ta shohin ndeshjen në shtëpi ose te kafja. Sot, derbi e ka të garantuar spektaklin, edhe pse pa nivel teknik.
Janë shitur 14 mijë bileta, çfarë ka për të diskutuar këtu? Tirana preferon tribunën A dhe diagonal karshi. Kjo ka krijuar problemin më të madh me sigurinë, nuk ka forca që ta ruajë. Tirana e do karshinë diagonal, nuk e di, shikoni sa shumë afër që janë dy tifozeritë”./abcnews.al