Starova: Batha njeriu i ndeshjes, ja pse Kukësi e humbi takimin kundër Tiranës

schedule22:49 - 24 Shkurt, 2020

schedule 22:49 - 24 Shkurt, 2020

Sulejman Starova, në studion e Pressing në ABC News, e ka nisur fjalën e tij duke analizuar sfidën Kukësi-Tirana: “Duke e lidhur me atë që thamë para ndeshjes, duke i dhënë avantazhin dhe disavantazhin e dy skuadrave, rezultoi që Tirana ishte shumë agresive, e tregoi agresivitetin me tifozerinë pas vetes. Bëri që të sfumohej arma më e mirë e Kukësit, zotërimi i topit.

Kukësi e la padashje qarkullimin e topit dhe Tirana luajti në gjysmën e fushës së Kukësit në pjesën e parë, pa krijuar një rast të pastër. Kështu filloi dhe pjesa e dytë, Kukësi përfiton nga gabimi dhe autogol i Vangjelit.

Njeriu i ndeshjes ishte Batha, por dhe Shkurtaj bëri një ndeshje të mirë për Kukësin. Kur Kukësi ishte 1-0 dhe Tirana nuk po dukej se kishte shans për t’u futur në lojë, por ajo që ktheu lojën, janë ndërrimet e Ngoo, i cili tregoi që është një lojtar që e meriton të luajë në formacion.

Supergoli i Bathës pika e kthesës, meritë e tij. Ishte dhe një gabim i barrikadës dhe pastaj në kushtet kur Kukësi ishte me 10 veta, nuk e llogariti që po luante kundër Tiranës, nuk u kënaq me barazim dhe u hodh në sulm. Kjo prodhoi dhe Cobbinah, që bëri një kryevepër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!