Keir Starmer është takuar me presidentin palestinez Mahmud Abbas në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Dyshja diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Britanisë dhe Palestinës dhe mënyrat për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të krijuar “një shtet të qëndrueshëm palestinez përgjatë një Izraeli të sigurt”.
Një zëdhënës i Doëning Street thotë se të dy udhëheqësit dënuan rritjen e dhunës së kolonëve dhe aktivitetit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Ata ranë dakord gjithashtu se një armëpushim i menjëhershëm në Gaza, lirimi i pengjeve dhe një rritje e ndihmave humanitare që hyjnë në Palestinë është thelbësore.
/abcnews.al