Kryeministri britanik, Keir Starmer ndodhet në Kiev ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të heqë dorë kurrë në mbështetjen për Ukrainën, shkruan Sky News.
Ai shtoi se është i përkushtuar të sigurohet që “Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm gjatë vitit 2025″.
Është shumë e rëndësishme që të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozitën më të fortë të mundshme. Kjo është diçka për të cilën kam debatuar që kur kam qenë kryeministër. Ky është takimi im i shtatë me Presidentin Zelensky”, u tha Starmer gazetarëve./abcnews.al