Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Starmer: Aleatët duhet të përgatiten për të mbrojtur paqen

schedule08:18 - 16 Mars, 2025

schedule 08:18 - 16 Mars, 2025

Vendet aleate të Ukrainës nuk mund të presin thjesht që Vladimir Putin të ulet në tryezën e paqes për të filluar “diskutimet serioze, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer e tha këtë duke folur në një takim virtual që kishte mbledhur me rreth 25 liderë të tjerë.

“Ne, duhet të shohim përpara dhe të ecim përpara, duke u përgatitur për një paqe që është e sigurt dhe mund të zgjasë”, këmbënguli ai.

”Kjo do të thotë të forcojmë mbrojtjen e Ukrainës, por edhe të jemi gati të mbrojmë vetë një marrëveshje të mundshme përmes instrumentit të një koalicioni të vullnetarëve”, shtoi ai.

Kryeministri britanik më pas përsëriti se është gjithashtu e nevojshme të “mbahet presioni ndaj Putinit për të ardhur në tryezën e negociatave”, duke iu referuar më parë perspektivës së forcimit të mëtejshëm të menjëhershëm të “presionit ekonomik” ndaj Moskës.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!