Starlink në Shqipëri/ Shërbim internet në çdo cep të vendit, Kallanxhi: Nevojitet pajisja, blihet në SHBA me vlerë 450 dollarë

schedule17:00 - 21 Prill, 2024

schedule 17:00 - 21 Prill, 2024

Shërbimi i internetit satelitor nga kompania amerikane Starlink do të jetë i aksesueshëm edhe në Shqipëri. Pritet që ky shërbim i ri të japë qytetarëve dhe bizneseve mundësi për të pasur një internet më të mirë.

Jo internet nga ai që marrim direkt në tel, por është si interneti i shtëpisë, si ato pajisjet satelitore që kemi pasur në tarracat tona deri vonë”.

Eksperti i teknologjisë se informacionit, Tomi Kallanxhi shpjegon se interneti nga Starlink, ka një risi; ai mund të mbulojë zonat e thella të vendit, ku interneti kabllor është i vështirë për t’u aksesuar për shkak të terrenit.

“Ky shërbim mund të mbulojë dhe zonat e thella, në përgjithësi për ato zona është kur nuk ka sinjal të mirë telefonik dhe internet. Perdoret me shumë për vende si Amerika kur sipërfaqja është e madhe dhe nuk ka akses ne internet dhe sinjal në cdo cep, ose ne vende te tjera si Ukrainë, apo Iran.”

Por ku ndryshon ky shërbim nga ai tradicional dhe si do ta marrin atë qytetarët shqiptarë?

“Është pajisje që blihet në SHBA dhe kushton 450 dollarë dhe pagesa e doganës shkon te 500 dollarë dhe më pas një abonim mujor 60 mijë leke të vjetra në muaj. Funksionon duke u lidhur me Wifi, në çdo zyrë dhe shtëpi.”

Nje nga avantazhet eshte se kjo pajisje mund te merret me vete ne menyre shume te thjeshte, per te garantuar internet ne udhetime te gjata, apo gjate qendrimeve, ne mal, ne plazh, ne shtepi pushimesh etj,

Interneti nga kompania e Elon Musk, aktualisht mbulon mbi 70 vende të botës. Satelitët janë të pozicionuar në orbitën e Tokës, në një lartësi deri në 500 kilomentra mbi sipërfaqe.
Shërbimi i Starlink vjen në një kohë kur fokusi i autoriteteve në Shqipëri është tek përmirësimi i infrastrukturës dixhitale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!