“Starliner” kthehet bosh/ Kapsula e Boeing nuk ka siguri, astronautët do kthehen me Space X

schedule14:21 - 7 Shtator, 2024

schedule 14:21 - 7 Shtator, 2024

Pas muajsh trazirash për sigurinë e saj, kapsula e re e astronautëve të Boeing u nis nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe u kthye në Tokë, pa 2  astronautët.

Ekuipazhi i NASA-s qëndroi prapa në stacionin hapësinor – shtëpia e tyre deri vitin e ardhshëm – ndërsa kapsula Starliner bëri uljen e saj pas 6 orësh në  shkretëtirën e New Mexico.

Reputacioni i Boeing pësoi një goditje të fortë në qershor motori dhe panelët diellore e kapsulës pësuan defekte gjatë fluturimit të tij të parë me njerëz.

Pavarësisht përpjekjeve të prodhuesit për të bindur NASA-n për sigurinë e anijes së saj, agjencia hapësinore vendosi të rikthejë 2 astronautët me rivalin e Boeing, SpaceX, dhe anijen e saj kozmike Crew Dragon.

Dy astronautët, të cilët nuk do të kthehen deri vitin e ardhshëm, do të kalojnë më shumë se tetë muaj në hapësirë, ndërsa plani fillestar ishte për një mision tetë-ditor.

Gjatë fluturimit të kthimit ekipet tokësore monitoruan performancën e Starliner nga të gjitha anët, veçanërisht motorët e tij të cilët kishin pasur probleme.

Dhjetë vjet më parë, NASA urdhëroi Boeing dhe SpaceX një anije të re kozmike secila për të transportuar astronautët në hapësirë.  Por kompania e Elon Musk ishte përpara Boeing me një diferencë të madhe dhe për katër vjet ajo ka mbuluar e vetme rolin e “taksisë” hapësinore amerikane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!