Një prej qyteteve më të mëdha turke, Stambolli mund të mbetet pa ujë brenda 45 ditësh pasi Turqia po përjeton thatësirën më të keqe të dekadës.
Kjo pasi burimi kryesor i ujit të qytetit, ka vetëm 20% kapacitet për shkak të mungesës së shiut.
Zhvillimi i gjerë urban është fajësuar pasi sjell nivele të ulëta të ujit në diga duke shkaktuar thatësirë në qytetin me 17 milion njerëz.
Ky është niveli më i ulët i digës në 15 vitet e fundit. Ndërkohë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavaş tha se ka mbetur ujë vetëm për 110 ditë në diga dhe rezervuarë. l.k/abcnews.al