Stamboll, protesta masive kundër Erdogan

schedule12:47 - 13 Maj, 2019

schedule 12:47 - 13 Maj, 2019

Stambolli përfshihet nga protestat kundër presidentit turk Erdoan. Manifestimet vijne pas vendimit te Komisionit Elektoral për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë.

“Turqia është laike”. “Erdoan është diktator”. “Duam lirinë”.

Një protestë që po merr gjithnjë e më shumë tone më të forta ajo në Stamboll. Me qindra persona kanë zbritur sërish në rrugë për të manifestuar kundër vendimit të këshillit të lartë elektoral për përsëritjen e zgjedhjeve vendore të muajit mars.

Zgjedhje në të cilat kandidati republikan Ekrem Imamogllu me shumë pak vota, një nga njerëzitë më besnik të Erdogan, Bnali Jëlldërëm.

Manifestuesit premtojnë se nuk do të dorëzohen dhe nuk kanë frikë. Ata shprehen se nuk do të qendrojnë në qetësi deri sa të marrin atë që duan, pavarësisht se mund ti sulmojnë.

Edhe pse një pjesë e mirë e elektoratit është e zhgënjyer nga vendimi më i fundit i presidentit Erdogan, ky i fundit nuk tërhiqet.

Gjithcka tashmë është shtyrë për të dielën e 23 qershorit. Partia e Erdoan ka denoncuar paligjshmëri gjatë procesit të votimit, duke theksuar se rikthimi në kutitë e votimit është një hap i rëndësishëm për të përforcuar demokracinë në vend.

Një demokraci që sipas shumë turqve, po tregon shenja dorëzimi./ABC News Albania 24/7