E ndërsa numërimi në SHBA vijon për të nxjerrë fituesin, stafi i Joe Biden shprehet i sigurt se ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-së. “Ne kemi besim se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara” u shpreh Jen O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës së Biden.
Nga dy kandidatët ka pasur reagime në Twitter, fillimisht ishte Trump që u ankua për atë që e cilësoi si zhdukje me magji të votave, ndërsa Biden theksoi se nuk do të ketë asnjë pushim deri në numërimin e votës së fundit.
Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi. / db/Abcnews.al