Stadiumi Quzhou, kompleksi më i madh sportiv “nën tokë” në botë

schedule14:26 - 23 Janar, 2023

schedule 14:26 - 23 Janar, 2023

Si një projekt i artit të tokës, “MAD Architects” konceptoi idenë e Quzhou Stadium, një stadium sporale betoni i ngulitur në tokë.

Stadiumi me një sipërfaqe prej 33.731 metra katrorë dhe një kapacitet prej 30 mijë vendesh ndodhet në qytetin Quzhou, 400 kilometra në jugperëndim të Shanghai dhe është i rrethuar nga pyje. Është qendra e parkut sportiv në Quzhou, sipërfaqja e të cilit do të arrijë 700 kilometra katrorë. Do të jetë kompleksi më i madh në brendësi të tokës në botë, të paktën kështu pretendon arkitekti Ma Yansong.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ArchiPanic (@archipanic)

Edhe pse është pjesërisht i zhytur në tokë, forma e stadiumit është krijuar me një pikë referimi një varg malor që duket prej tij.

“Peisazhi i tij sjell në mendje peisazhet e planetëve të imagjinuara nga shkrimtarët vizionarë të trillimeve shkencore. Për Ma Yansong, stadiumi largohet nga arkitektura konvencionale e ambienteve sportive. Ai u konceptua si një pjesë e artit tokësor që zhytet në natyrë dhe mirëpret të gjithë të mblidhen dhe të ndajnë frymën e sportit”, shtoi zyra arkitekturore./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!