Everton ka ambicie të mëdha dhe shpreson të konkurrojë sa më shpejt për fitimin e trofeve. Emërimi i Carlo Ancelottit si trajneri i ekipit është hapi i parë, ndërsa tani drejtuesit janë fokusuar në ndërtimin e stadiumit të ri.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 52.888 vendesh, teksa do të kushtojë rreth 500 milion paund. Skuadra nga Liverpuli luan prej vitit 1892 në “Goodison Park”, teksa ka ardhur autorizimi i autoriteteve britanike për ndërtimin e stadiumit të ri.
BREAKING NEWS⁰
Our plans to develop a new stadium at Bramley-Moore Dock in the north of Liverpool can proceed after the Club’s planning application received government approval.
— Everton (@Everton) March 26, 2021
“Planet e Everton për të ndërtuar një stadium të ri në veri të Liverpulit mund të vazhdojnë, pasi kërkesa e planifikimit të klubit ka marrë miratimin e qeverisë. Robert Jenrick, Sekretari i Shtetit për Strehimin, Komunitetet dhe Qeverisjen Vendore, ka qenë duke rishikuar planet e klubit që nga muaji i kaluar.
Klubi sot mori konfirmimin me shkrim të miratimit të planeve nga Sekretari i Shtetit“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit ishullor. /abcnews.al