“Squid Game” bëhet realitet, Netflix njofton lojën e re me çmim real prej 4.56 milionë dollarë

schedule15:57 - 15 Qershor, 2022

schedule 15:57 - 15 Qershor, 2022

“Squid Game”, një serial koreano-jugor në të cilin garuesit konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për disa miliardë dollarë, u bë hit në mbarë botën. Por ndërsa pritet që të vijë së shpejti dhe sezoni i dytë, gjigandi i transmetimit Netflix po e kthen serialin në një reality show.

“Squid Game: The Challenge” po cilësohet si konkursi më i madh ndonjëherë, në të cilin do të marrin pjesë 456 garues që do të luftojnë për një çmim të madh prej 4.56 milionë dollarësh. Loja, e cila pritet të zgjasë për 10 episode do të xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht, nuk do të ketë lojëra vdekjeprurëse si në serial. Netflix po kërkon aplikantë që flasin anglisht nga kudo në botë. Duke njoftuar lajmin emocionues, gjigandi i transmetimit tha: “Netflix po sjell në jetë fenomenin global Squid Game me kompeticionin më të madh ndonjëherë, Squid Game: The Challenge.

Me çmimin më të madh në historinë e TV, 456 lojtarë të vërtetë do të hyjnë në lojë në ndjekje të një shpërblimi që do të ndryshojë jetën prej 4.56 milionë dollarësh.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!