Sportistët ukrainas në mbrojtje të atdheut, mbrojtësi Kornienko i bashkohet ushtrisë

schedule11:32 - 3 Mars, 2022

schedule 11:32 - 3 Mars, 2022

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë futur në ditën e 8-të të tyre. Shumë figura të njohura të sportit i kanë dalë në mbrojtje popullit të tyre në mënyra të ndryshme. Por ka edhe nga ata sportistë që kanë lënë topin dhe kanë marrë armët, duke përfshirë vëllezërit e boksit Wladimir dhe Vitali Klitschko. Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Oleksandr Usyk, gjithashtu u rikthye në Ukrainë të enjten mbrëma dhe lëshoi një mesazh të fortë për bashkatdhetarët e tij.

I fundit që iu është bashkuar ushtrisë ukrainase është edhe mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Viktor Kornienko, i cili  ka konfirmuar se po ndihmon Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë kundër pushtimit rus.

Mbrojtësi 23-vjeçar tashmë është vënë në vijën e parë të frontit në mbrojtje të Ukrainës, në luftën kundër pushtimit rus.

“Unë jam në Ukrainë, po ndihmoj Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Që të mund të shkatërrojmë rusët e qi**. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Kornienko.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!