Një episod i pazakontë është regjistruar nga klubi i Lazios. Në verën e vitit 2017 Pedro Neto la Sporting Braga, klubi ku ishte rritur dhe u bashkua me Lazion në formën e huazimit me detyrim blerje pas dy sezonesh.
Lazio kështu veproi, teksa pasi pagoi 5 milionë euro direkt në huazimin e ti dhe duhej të paguante edhe 11 milionë për blerjen përfundimtare të anësorit.
Në fund Lazio e bleu 20-vjeçarin dhe e shiti te Wolves për 18.3 milionë euro. Por ka një problem. 11 milionë eurot e mbetura, që duhet të shkonin në llogarinë e Sporting Braga, shkuan në atë të Sporting Lisbon.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Lazios, teksa zyra financiare e klubit justifikohet me emrin e ngjashëm të dy klubeve. Në llogarinë bankare të Sporting Lisbon kanë shkuar dy çeqe me vlerë 2.5 milionë dhe 8.5 milionë euro.
Klubi italian e pohon gabimin e bërë dhe tregon se shpejt do të mundohet të ndreqë bilancet e këtij transferimi. Nga ana tjetër Neto vazhdon i qetë karrierën si pjesë e Wolves, ku luan prej një sezoni e gjysmë. /abcnews.al