Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-agjenti i CIA-s

schedule08:40 - 18 Gusht, 2020

schedule 08:40 - 18 Gusht, 2020

Një ish agjend i CIA-s është arrestuar pasi akuzohet për komplot duke spiunuar për Kinën.

Alexander Yuk Ching MA, 67 vjeç u arrestua të premten dhe akuzohet për tradhti, konfirmoi Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Ai është akuzuar për shpërndarje informacioni që cënon sigurinë kombëtare tek agjentët e inteligjencës kineze.

Alexander Yuk Ching Ma dyshohet se dorëzoi informacione mbi personelin dhe CIA-n në inteligjencën kineze duke marrë dhjetëra mijëra dollarë si këmbim.

Alexander Yuk Ching MA do të paraqitet të martën në gjykatë dhe nëse shpallet fajtor do të dënohet me dënim të përjetshëm.

Ndërkohë, arrestimi i tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë të tensionuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!