Autoritetet meksinane kanë arretsuar një person, i cili akuzohet për spiunazh duke përdorur platformën Pegasus. Ai dyshohet se ka përgjuar një gazetar, përmes pltformës izraelite, që u zbulua korrikun e këtij viti.
Burri u arrestua më 1 nëntor në qytetin Queretaro për përgjime të paligjshme dhe u dërgua në burg. Sipas mediave meksikane, ky është arrestimi i parë, pas një ankese të bërë në vitin 2017 nga gazetarë dhe aktivistë dhe hetimi që nisi vetëm në korrik, pas zbulimeve të shtypit ndërkombëtar.
Kompania izraelite NSO Group u ekspozua në korrik, pas publikimit të një hetimi në shkallë të gjerë nga një grup ndërkombëtar gazetarësh, i cili zbuloi se softueri i saj, Pegasus , lejonte që telefonat e gazetarëve, politikanëve, aktivistëve dhe drejtuesve të biznesit të monitoroheshin në vende të ndryshme. Në shënjestër ishin presidenti francez, Emanuel Macron , si dhe të afërm të presidentit aktual meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador. g.v/abcnews.al