“Spiuni” që çoi policinë te “varri” i biznesmenit në Dajt

schedule12:05 - 7 Nëntor, 2021

schedule 12:05 - 7 Nëntor, 2021

Nga Xhensila Kodra

Ekspertiza mjeko ligjore në morg ka zbuluar se biznesmeni Ruzhdi Hoxha është dhunuar dhe qëlluar me dy plumba. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se një prej plumbave ai e kishte marrë në qafë e tjetrin në gjoks.

Rrethanat e vrasjes së tij janë ende të paqarta për policisë dhe prokurorinë, për sa kohë nuk është siguruar ende dëshmia e Fredi Rrushit, shok i viktimës dhe i dyshuarit kryesor për këtë krim. Ditën e sotme, hetuesit do t’i komunikojnë atij akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43-vjeçari Rrushi do të ripyetet në cilësinë e personit të dyshuar të vrasjes së shokut të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=uz4SVWuVd8s

Lexo edhe: Zbardhet ekspertiza, biznesmeni u vra me dy plumba, shoku që i ngriti kurth “kyç” gojën

Fillimisht, ai u shoqërua në komisariatin nr. 5 si personi i fundit që ishte takuar me Hoxhën. Pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij, policia e arrestoi atë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezultonte i dënuar për trafik droge. Por tashmë, ai do të hetohet në vendin tonë për akuzën e vrasjes.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha rezultonte i zhdukur që prej mbrëmjes së 20 tetorit. Dy javë më pas ai u gjet i vrarë dhe i mbuluan me zhavor në greminë në Qafë Mollë, në zonën e Dajtit.

Por si arriti policia të gjejë vendin ku u vra e u hodh biznesmeni 43 vjeçar?

Pak ditë më parë, pranë Shkollës së Bashkuar u gjet celulari i thyer i Hoxhës. Kjo provë bëri që hetuesit për celularit, ndihmës së antenave telefonike të zbulonin itinerarin e lëvizjes dhe të këqyrnin kamerat e sigurisë përgjatë zonës. Ato kishin fiksuar lëvizjen e Fredi Rrushit drejt Dajtit me mjetin “Passat”. Pak kërkimeve dy ditore me qen, në Qafë Mollë fillimisht u zbulua xhupi me njolla gjaku, e më pas trupi i pajetë i biznesmenit.

Grupi hetimor tashmë ka të qartë edhe itinerarin që Rrushi ka ndjekur nga zona e “3-shit” drejt Dajtit. Fillimisht, ai kishte telefonuar mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Më pas kishte marrë një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën. Rreth orës 23:00, Fredi Rrushi kishte shkuar ta merrte atë me makinë. Aty ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët zbritën nga mjeti.

Dy miqtë, Rrushi e Hoxha vazhduan rrugën drejt Dajtit. Pasi kishte kryer krimin, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3 të mëngjesit, ku kishte hedhur edhe celularin e Hoxhës përgjatë rrugës. Si pistë kryesore të vrasjes, policia ka konfliktet e borxhit dhe parcelat me kanabis./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!