Shefja e Shërbimit të Neonatologjisë në Hygeia, doktoreshë Eda Postoli na tregon edhe rastet e të bebeve premature që falë kujdesit dhe shërbimit të stafit mjekësor gëzojnë shëndet të plotë.
“Kristi është një bebe prematurë, i lindur në spitalin tonë me moshë shtatëzanie 29-30 javë, me peshë 1 500 gram, ndaj të cilit nevojitej shumë kujdesje dhe një trajtim prej 6 javësh në spitalin tonë.
Patëm një rezultat të shkëlqyer. Tani ai gëzon shëndet të plotë dhe gjendet në familjen e tij. Kemi trajtuar edhe shumë raste të tilla, me të cilat kemi patur shumë rezultate të mira”, shprehet Doktoreshë Eda Jazexhiu Postoli, Shefe e Shërbimit të Neonatologjisë Hygeia.
Në Spitalin Hygeia zbatohen të gjitha standardet më të larta dhe protokollet ndërkombëtare për kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve dhe nënave të reja.
“Dua të nënvizoj se bëhet një konsultim i përbashkët mes mjekëve për të gjitha shtatëzanitë normale dhe ato me probleme. Në të gjitha rastet ne vendosim sëbashku për ndjekjen e shtatëzanive. Zbatojmë standarde të larta për ndjekjen e shtatëzanive prematurë”, shpjegon ajo.
Shërbimi i Neonatologjisë Hygeia ofron Kujdes Neonatal Intensiv dhe Subintensiv të specializuar, për bebet e lindura prematurë apo me çrregullime të tjera.
Gjithçka bëhet e mundur nën përkujdesjen e një stafi të dedikuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare mjekësh dhe infermierësh të trajnuar brenda dhe jashtë vendit. /abcnews.al