Spitali Amerikan ndihmë falas për të lënduarit nga tërmeti, Klodian Allajbeu: Dera jonë është e hapur

schedule11:34 - 26 Nëntor, 2019

schedule 11:34 - 26 Nëntor, 2019

Spitali Amerikan ka hapur dyert dhe është pranë qytetarëve në këtë emergjencë kombëtare.

Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan gjatë një prononcimi për median ka deklaruar se: në këtë situatë emergjence Spitali Amerikan në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ofron ndihmën e parë falas për të gjithë personat e lënduar nga tërmeti që goditi vendin tonë.

Në të tre degët tona stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë për të pritur dhe për t’u përballur me çdo emergjencë shëndetësore që mund të kenë patur personat e dëmtuar dhe familjarë të tyre.

Një numër i madh pacientësh ka marrë ndihmën e parë pranë urgjencave dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdesin mjekësor.

Spitali Amerikan është pranë jush me të gjitha shërbimet e tij në këtë situatë të vështirë kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!