Spitali Amerikan bashkëpunim me spitalin “Virgin Del Mar” në Spanjë, sjell në Tiranë neurokirurgun Sallbanda

schedule16:40 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:40 - 25 Shkurt, 2022

Për t’i ardhur në ndihmë pacientëve shqiptarë Spitali Amerikan tre ka sjellë në Tiranë neurokirurgun e njohur ndërkombëtarisht Kita Sallabanda.

“Erdha sepse pata shumë kërkesa nga shumë qytetarë shqiptarë dhe kjo duket në intensitetin e vizitave. Unë kam lënë shumë të sëmurë sot që të bëjnë analiza, e studime dhe brenda një muaji do të kthehem përsëri dhe do të shikoj të gjitha ata të sëmurë të cilët kam parë të ketë një vazhdimësi”.

Spitali Amerikan gjithashtu do të nisë bashkëpunimin me një nga spitalet më të mëdha në Spanjë, atë “Virgin del Mar” në Madrid, ku doktor Sallabanda është  shef i Departamentit të Neurokirurgjisë. Ky bashkëpunim do të shtrihet në katër fusha të rëndësishme të mjekësisë.

“Po iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë një trajtim nga më të avancuarit në radiokirurgji nëpërmjet institutit të radiokirurgjisë së avancuar që po krijojmë në Spanjë me një teknologji që ndodhet vetëm në Gjermani  aktualisht në Zvicër dhe Itali dhe tani po e vendosim në Spanjë”, tha mes të tjerash Sallabanda.

Një grup mjekësh të njohur do të vijnë në Spitalin Amerikan në Tiranë për të ofruar shërbimin e tyre. Përmes këtij bashkëpunimi pacientët shqiptar do të kenë mundësi të përfitojnë nga ekspertiza dhe eksperienca spanjolle.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!