Spitalet në kaos, Trudeau paralajmëron izolimin e dytë të Kanadasë

schedule08:36 - 21 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 21 Nëntor, 2020

Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se sistemi spitalor i Kanadasë mund të mbingarkohet nga një katërfishim i mundshëm i rasteve të reja me COVID-19 deri në fund të vitit ndërsa qyteti i tij më i madh Toronto po përgatitet për një tjetër mbyllje.

Një valë e dytë e koronavirusit është përhapur në të gjithë vendin, duke detyruar 10 nga provincat të vendosin përsëri kufizimet.

Rastet kanë shënuar rritje eksponenciale dhe autoritet kanë ngritur shqetësimin se njerëzit  po tregohen të pakujdesshëm në lidhje me marrjen e masave të duhura.

“Nuk do të ketë krishtlindje normale”, citohet të ketë thënë Trudeau.

Ndërkohë, shefja e kabinetit të shëndetësisë Theresa Tam ka deklaruar se skenari më i keq, një rritje deri në  60,000 e rasteve ditore, pritet  të ndodhë nëse njerëzit nuk do të respektojnë masat.

Po sipas Reuters, zyrtarët parashikojnë që deri më 30 nëntor numri i përgjithshëm i viktimave mund të shkojë 11,870 deri në 12,120, me rastet e përgjithshme midis 366,500 dhe 378,600.

Kanadaja ka regjistruar deri më tani 315,751 raste dhe 11,265 viktima.

Ndërsa të premten, një zyrtar federal tha që Kanadaja do të blejë 6 milionë doza të vaksinave  Pfizer dhe Moderna deri më 31 mars 2021./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!