Spitalet në Gaza drejt kolapsit, OBSH: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë

schedule15:49 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:49 - 24 Tetor, 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore në spitalet kryesore në veri të Gazës, për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.

OBSH gjithashtu bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore të nevojshme, duke theksuar se nga mungesa e karburantit qindra pacientë do të vdesin.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim së shpejti. Më herët sot, OBSH tha se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.

Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve rritet. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.

Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!