Spitalet në Francë drejt kolapsit, Macron paralajmëron konferencë

schedule10:18 - 31 Mars, 2021

schedule 10:18 - 31 Mars, 2021

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim televiziv për publikun pasditen e kësaj të mërkure, pasi zyra e tij njoftoi, se vala e tretë e pandemisë që po evolon me shpejtësi kërcënon të shkaktojë kolaps në spitale.

Pallati Elysee nuk specifikoi nëse Macron do të njoftojë kufizime të mëtejshme në trajtimin e koronavirusit gjë që i ka kushtuar jetën gati 100,000 njerëzve në Francë.

Dje numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 98 dhe tejkaloi barrierën prej 5,000, numri më i lartë për këtë vit.

Në Francë, ka një ndalim të trafikut natën që nga mesi i dhjetorit në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin. Lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe disa dyqane janë mbyllur. Baret, restorantet dhe kinematë gjithashtu janë mbyllur prej muajsh. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!