Spitalet COVID/ Sanatoriumi pret fluks pacientësh, situatë e qetë tek Infektivi

schedule21:36 - 28 Nëntor, 2020

schedule 21:36 - 28 Nëntor, 2020

Nga Maksi Rama

Shumica e këtyre autoambulancave, vijnë nga qytete te ndryshme të vendit për të sjelle paciente ne gjendje te renduar. Por  ka edhe te tjera nga brenda Tiranes. Dyert e urgjencës së Sanatoriumit nuk po mbyllen dot. Fluksi i pacientëve që vijnë dhe kanë nevojë për ndihmë është i madh

Pacientë të moshave të ndryshme qëndrojnë në autoambulanca rreth 1 orë, në pritje për t’u shtruar në pavijonet e Covid 2 Stafi mjekësor i monitoron vazhdimisht të sëmurët, veçanërisht ata që janë në gjendje më të rëndë.

Familjarët e pacientëve tek “Shefqet Ndroqit” presin në ankth kryerjen e procedurave për shtrimin e te afërmve ne kete spital. Tek Infektivi situata ishte më e qetë. Në oborrin e Spitalit disa familjarë prisnin daljen e të afërmve, pas fitores së betejës me  Covid-19

Të  tjerë interesohen për shëndetin e familjareve që po trajtohen në pavijonet e Infektivit Situatë e qetë ishte dhe jashtë mureve të Covid 3. Para këtij spitali kishte vetëm disa familjarë qe prisnin t’u dërgonin pacienteve ushqime dhe veshje./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!