Në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i rasteve të reja me Covid në vendin tonë, duke çuar dhe në rritjen e numrit të pacientëve në katër spitalet Covid.
Ndërkohë aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC, se për shkak të prishjes së skanerit tek Covid 2, është krijuar tek spitali Infektiv.
Gjithashtu burime brenda spitalit bëjnë me dije se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të rinj me Covid, të cilët shfaqin dhe gjendje të rëndë klinike. /abcnews.al