Spitalet Al-Shifa dhe Nasser në shënjestër të ushtrisë izraelite, 84 të vdekur në 24 orë

schedule10:02 - 24 Mars, 2024

schedule 10:02 - 24 Mars, 2024

Forcat izraelite nisën sulme të reja në Khan Yunis, Rafah dhe Deir el-Balakh, duke vrarë të paktën 84 persona. IDF sulmoi brenda natës si Libanin ashtu edhe Sirinë.

Antonio Guterres, i cili vizitoi vendkalimin Rafah ku ndihma humanitare për civilët është bllokuar, e përshkroi situatën e urisë në Gaza si “turp”.

Luftimet u intesifikuan të shtunën rreth spitalit kryesor të Gazës, ku Izraeli thotë se deri më tani ka vrarë më shumë se 170 persona të armatosur në një bastisje të gjerë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë palestineze thotë se ka rezultuar gjithashtu në vdekjen e pesë pacientëve.

Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadit Islamik tha se luftëtarët e tyre ishin të përfshirë në beteja me forcat izraelite jashtë dhe rreth afërsisë së spitalit Al Shifa në qytetin e Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!