E krahason me Ramën, Spiropali: Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm

schedule16:50 - 17 Janar, 2021

schedule 16:50 - 17 Janar, 2021

Ministrja për  Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali ka kujtuar heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu në 553-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Spiropali shkruan se njeriu nuk vdes kur i ndal zemra por kur harrohet dhe shton se Skënderbeu nuk do harrohet kurrë.

“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm”, shkruan Spiropali.

Spiropali e krahason vazhdimisht figurën e heroit tonë kombëtar me kryeministrin Edi Rama. Pak ditë më parë në studion e ABC ajo deklararoi se vazhdon t’iqëndrojë të njëjtit mendimi ndërsa shtoi se Rama është i vetmi njeri që di të ndërtojë qytete./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!