Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali pret misionin e JETRO-s: Fokus rritja e investimeve japoneze në Shqipëri

schedule18:55 - 22 Nëntor, 2025

schedule 18:55 - 22 Nëntor, 2025

Ministrja Elisa Spiropali ka pritur në një takim zyrtar Misionin e parë të Organizatës për Tregtinë e Jashtme të Japonisë (JETRO), agjencinë shtetërore japoneze për bashkëpunimin tregtar ndërkombëtar. Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në qendër të diskutimeve ishin mundësitë e zgjerimit të investimeve japoneze në Shqipëri dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Me kënaqësi prita Misionin e parë të JETRO-s, me fokus mundësitë e rritjes së investimeve japoneze në Shqipëri, fuqizimin e marrëdhënies ekonomike mes dy vendeve, në kushtet kur Shqipëria po prek një potencial në rritje në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, manifakturës, inovacionit, dhe jo vetëm”,  shkroi Spiropali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!