Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali pret drejtoren e Ballkanit Perëndimor pranë KE-së: Plani i Rritjes, mjet i rëndësishëm për integrimin

schedule10:55 - 13 Tetor, 2025

schedule 10:55 - 13 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali  priti në takim Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Në fokus të bisedimeve ishte partneriteti i fortë dhe përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj integrimit në BE.

“Mëngjesin e sotëm mirëprita Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, e cila ndodhet në Tiranë për Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Vijojmë intensivisht përmbushjen e detyrimeve për çeljen e kapitujve të fundit, negociatat për mbylljen e kapitujve të hapur, mbërritjen e standardeve për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së përmes Planit të ri të Rritjes, si mjet i integrimit dhe fuqizimit rajonal”, shkruan Spiropali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!