Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka përsëritur në Kuvend profecinë e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj ish kreut të qeverisë Sali Berisha para shpalljes së tij non grata.
Teksa replikoi me Tabakun për aferën e Inceneratorëve ku ajo i përmendi kohën kur ishte në krye të Doganës, Spiropali i kërkoi të pyesë atë që ka në krah a e kalon dot traun përtej detit.
“Nuk kuptoj si zonjës Tabaku nuk i vjen zor kur bën rolin e kohës së komunizmit dhe humbet gjyq pas gjyqi për shpifje. Përmend miliona euro. Nuk e kuptoj si nuk e kupton që do humbë edhe gjyqe të tjera në radhë. Le ta pyesë atë që ka në krah a e kalon dot traun e përtej detit”, tha Spiropali.
Çfarë tha Rama në Kuvend tre vite më parë
“Tani kam një pyetje për ty, ti Sali e kapërcen dot oqeanin me dasht? Më bërë një pyetje të drejtpërdrejt dhe ta dhashë përgjigjen dhe po të bëj unë një pyetje të drejtpërdrejt.
Nëse do isha ai që përshkruani ju të jeni i sigurt se nuk do e kapërceja dot oqeanin, e jo më të komunikojë me Shtëpinë e bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi”, deklaroi Rama.