Spiropali për shkarkimin e Metës: Leksion i merituar

schedule21:46 - 9 Qershor, 2021

schedule 21:46 - 9 Qershor, 2021

Pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, nuk ka munguar reagimi nga ministrja Elisa Spiropali.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shprehet se presidenti Meta ka shpërdoruar detyrën e tij duke u treguar i papërgjegjshëm.

Po ashtu thekson se shpërdorimi i detyrës ka qenë shumë i tepruar dhe se askush nuk do të kishte mbetur pa i dhënë leksionin e merituar sipas saj, nëse shqiptarët do të ishin të pranishëm, në seancën ku edhe u mor vendimi.

Statusi:

+104. Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!