Në një kohë që ndarja e ish-kryeministrit Sali Berisha me kreun e PD Lulzim Basha është faktuar, me krijimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ka reaguar ministrja Elisa Spiropali. Spiropali është shprehur se PD ka një shans që të shkëputet nga lideri dhe ish-lideri i saj.
“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun. Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkë përfitues. Ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan ministrja në rrjete sociale. /abcnews.al