Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbështetje paqes në Lindjen e Mesme/ Spiropali në Izrael: Bashkëjetesë në siguri për të dy popujt

schedule16:00 - 22 Tetor, 2025

schedule 16:00 - 22 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.

Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.

Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendndodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael.

Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.

“Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli.

Diskutimet mes dy ministrave të jashtëm do të fokusohen gjithashtu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Spiropali do të vizitojë gjithashtu Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!