Spiropali ndryshon strategji, por nuk heq dorë nga grumbullimet në mes të pandemisë

schedule12:46 - 6 Shkurt, 2021

schedule 12:46 - 6 Shkurt, 2021

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ndryshon strategji por nuk heq dorë nga grumbullimet e shumta në kuadër të fushatës në mes të pandemisë së koronavirusit. Pas kritikave të shumta në media, në lidhje me takimet me më shumë se 50 persona në ambiente të mbyllura, ajo ka vendosur të mos i prezantojë më në rrjet.

Duke afruar fokusin e kamerës tashmë fotot e ministres tashmë kapin dy ose tre persona. Por nga një vëzhgim i lehtë në albumet që ajo poston duket se në takim me të janë më shumë se 20 persona të ndryshëm.

Komiteti i Ekspertëve ka bërë vazhdimisht thirrje për ndalim të grumbullimeve duke qenë se shifrat e infektimeve janë gjithnjë e më në rritje, por duket se këto rregulla janë të vlefshme vetëm për popullin dhe politikanët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!