Spiropali merr letër urimi nga homologia sllovene: Të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë

schedule20:20 - 6 Gusht, 2024

schedule 20:20 - 6 Gusht, 2024

Në letrën e urimit që Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shkruan:

“Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, ju dërgoj urimet e përzemërta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.

Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve.

Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. Jam shumë e kënaqur, Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!