Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali me 27 ambasadorët shqiptarë në vendet e BE: Një fazë e re bashkëveprimi për ofensivën diplomatike të Integrimit

schedule09:01 - 12 Nëntor, 2025

schedule 09:01 - 12 Nëntor, 2025

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian.

Në fokus të takimit, njofton Ministrja, ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.

Dy ditë më parë, gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrja Spiropali deklaroi se “synimi i politikës sonë të jashtme është të konsolidojë, perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.”

Postimi i Ministres:

🇦🇱Me 27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.🇪🇺#Shqipëria2030🇦🇱🦅

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!