Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetet sociale pas deklaratave të Bashës këtë të martë. Spiropali i bën thirrje Bashës dhe Metës që të harrojnë 30 Qershorin sepse sipas saj po kalon edhe Qershori i 2021-shit.
“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021”, shkruan Spiropali.
Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021?
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) July 16, 2019
Ndërkohë kreu i opozitës Lulzim Basha u takua në mëngjes me Presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat Basha tha se bisedoi me të për zgjedhjet e 13 Tetorit. Ndër të tjera ai theksoi se pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, opozita është konfirmuar si mazhoranca e re politike./abcnews.al