Spiropali: Janë rritur investimet në minierën e Bulqizës, Basha me 26 prill do ikë ku i takon

schedule20:20 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:20 - 17 Nëntor, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga studio e ABC ka komentuar situatën në minierën e Bulqizës.

Spiropali në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu është shprehur se gjendja në galeritë e Bulqizës janë përmirësuar dhe investimet vijojnë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e vërtetë se historia në miniera do të vazhdojë për shumë gjatë.

Nëse do të kishte protestë të minatorëve unë gjithmonë do i mbështes, di që është bërë investim në zonën D nuk e di si është fiks se atje nuk e njoh terrenin, dhe gjithashtu janë përmirësuar kushtet. Asnjë nga kushtet e koncesionarit në kohën që kemi protestuar ne nuk ka qenë e plotësuar. Duhet të bëjë akoma. Investimet dhe historia e minierave nuk mbaron.

Sot në minierë ka investime të rëndësishme, nuk ka greva të minatorëve për kushte dhe për paga, por unë nuk kam ekspertizën për të parë nëse licenca është apo jo e hajrit. Për çdo punonjës në Shqipëri duhet të ketë të drejta në paga, kemi rritur pagën minimale.

Ne lëmë pas dore ato që meritojnë ekzekutivi nuk është i dhënë dhe i përjetshëm është një pozicion i lartë, mesa kuptoj LSI-ja faktin që po degradon si forcë politike ndër njerëz po mundohet të fshihet pas disa personazheve që PS-ja i ka lënë pas. Por përsa i përket territorit PS-ja jo vetëm që është e organizuar”, është shprehur Spiropali.

Ndër të tjera Spiropali ka komentuar dhe përgatitjen e PS për zgjedhjet e prillit ku ka theksuar se partia është e mirëorganizuar dhe do ja dalë dhe në këtë sfidë.

Spiropali në intervistën e saj në Radari Informativ në ABC ka theksuar se pas 26 prillit Basha nuk ka vend në PS por do të shkojë pranë familjes në Holandë se ka punë për të bërë.

Në këto 11 vite që unë drejtoj në PS kam parë shumë njerëz që i janë bashkuar kësaj force politike dhe i kanë shërbyer vendit, nuk shikoj asnjë problem ne jemi të sigurt në zgjedhje. Unë mendoj se kryetari i PD-së me 26 prill do jetë i gatshëm të shkojë ku ti ofrojnë ai ka punë në vendin e tij të familjes që është Holanda dhe atje ka më shumë punë dhe nuk ka ngel gjë që ti bashkohet familjes sonë socialiste. Kadia nga prirja e tij Liberale do të behet një majtist i mirë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Spiropali ka theksuar se do të jetë pjesë e garës në qarkun e Tiranës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!