Spiropali: Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vite

schedule11:22 - 1 Mars, 2021

schedule 11:22 - 1 Mars, 2021

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar me deputetët e opozitës në Kuvend. Duke iu përgjigjur kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhit, Spiropali tha se Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vite.

Sipas saj, shqiptarët nuk kanë kët të votoj në tjetër dhe se Partia Socialiste do ta bëjë Shqipërinë evropiane.

Lexo edhe: Spiropali: Nuk bëhet Shqipëria me Flamurin, Nardin, Agronin e Monën, por me ne

“Pse të votosh për Edi Ramën, thua ti. Për kë të votosh, për Nardin, Lulin, Monën, Vangjelin? Doni nuk doni ju Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite. Nuk ndërton në rërë si ata. Se ata u thonin njerëzve hajdeni mos paguani energjinë dhe ndërtoni. 13 mijë legalizime kanë bërë në tetë vjet ata. Vetëm në Kamëz janë bërë 17 mijë. 270 mijë në të gjithë Shqipërinë. Ngritëm Kadastrën për të çështjen e pronës. Kishit Shabanin aty në krye. Ne jemi PS, që do bëjë Shqipërinë evropiane”, deklaroi Spiropali.   g.v/abcnews.al