Spilleja me pushues, pa Qendër Shëndetësore, turistja: Këtu jemi në dorë të Zotit!

schedule13:09 - 10 Korrik, 2021

schedule 13:09 - 10 Korrik, 2021

Nga Aldo Kozarja

Rreth 150 mijë është numri i pushuesve që frekuentojnë Spillenë gjatë sezonit turistik. Po nëse ata kanë nevojë për shërbim mjekësor duhet të sëmuren përgjatë orarit 8 me 15. Këtë vit nuk është ngritur asnjë qQendër Shëndetësore verore publike që të qëndrojë e hapur 24 orë.

Qendra e vetme shëndetësore në këtë zonë është private dhe pushuesit duhet të paguajnë.

Falë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë pushuesit marrin falas vetëm shërbimin e urgjencës. E më pas nëse nuk stabilizohen ata duhet të paguajnë vetë autoambulancën për t’u dërguar në spitalin e Kavajës.

Me sa di unë nuk ka Qendër Shëndetësore falas në Spille”, thotë një pushuese.

“Këtu jemi në dorë të Zotit, po vdiqe vdiqe. S’ka as doktorë,” shprehet një tjetër.

“M’u sëmur djali me epilepsi se më ka pësuar një goditje në tru. E çova në Kavajë në spital më morën sa qimet e kokës”.

Po të paktën në plazh duket se këtë vit pushuesit do të jenë më të sigurt. Sipas Agustin Hoxhës përgjegjësit të vrojtuesve të plazhit stacionet e plazheve kanë punësuar vrojtues.

“Kemi 14 stacione plazhi me kontratë dhe me kushtet e rregullat që kërkon një stacion plazhi. Kushti kryesor është vrajtuesi i plazhit,” thotë ai.

Spilleja ndodhet 80 km larg nga kryeqyteti dhe 60 km nga qyteti i Elbasanit kryesisht frekunetohet nga pushues nga Shqipëria e Mesme. Ka një vijë bregdetare prej 3.5km nga e cila vetëm 1.5 km është funksionale. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!