Ditën e sotme bashkia Rrogozhinë zhvilloi aksion për pastrimin e bregdetit dhe zonës së pishave në plazhin e Spilles.
Aksionit të bashkisë përpos administratorëve të njësive të Kryevidhit dhe Gosës dhe punonjësve të administratës iu bashkuan edhe nxënës të gjimnazit të qytetit të Rrogozhinës.
Kryetari i bashkisë Edision Memolla u shpreh se shpreson që “ky aksion të shërbejë si moment reflektimi për tu treguar të gjithë bashkë më të kujdesshëm për mjedisin ku jetojmë”.
Tashmë Spilleja, që sezonet e kaluara ka qenë shumë e frekuentuar është gati për të pritur turistët në një verë që pritet që të jetë më e relaksuar se vitin e kaluar, pasi situata nga pandemia po shkon drejt normalizimit./ Abcnews.al