Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik në zonën e Spillesë nuk ka një qendër shëndetësore. Banorët e Spillesë por edhe Bashkia e Rrogozhinës ju kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse ngritjen e një qendre shëndetësore, e cila do u shërbente jo vetëm banorëve të zonës por edhe turistëve.
Burime për Abc bëjnë me dije se pre një viti nuk ka qendër shëndetësore në këtë zonë, pasi e vetmja që ishte një vit më parë ishte private.
Sipas banorëve të zonës një qendër shëndetësore do ju vinte në ndihmë jo vetëm atyre por edhe 200 mijë pushuesve sezonalë, të cilët preferojnë të kalojnë disa ditë në plazhin e Spillesë.
/Abcnews.al/