Spikasin detajet, Tirana prezanton fanellat e reja

schedule13:15 - 9 Qershor, 2024

schedule 13:15 - 9 Qershor, 2024

Tirana ka prezantuar këtë të dielë uniformat e reja për sezonin e ri. Ngjyrat tradicionale, bardheblu, mbeten identifikuese për fanellën e parë të 26-herë kampionëve, ndërkohë që në dizajn bie në sy Kulla e Sahatit. Një objekt identifikues i kryeqytetit, që është menduar të pozicionohet në anën e majtë të fanellës, poshtë mëngës.

Klubi i Tiranës ka përfshirë në prezantimin e fanellave të reja Gentian Selmanin dhe Rimal Haxhiun si dhe tifozë të moshave të ndryshme. Bardheblutë janë shumë të kujdesshëm sa i takon anës së imazhit, diccka që e dëshmojnë dhe këtë herë.

Në anën tjetër, ka shumë punë për të bërë, teksa pas prezantimit të Bledi Shkëmbit si trajner dhe drejtorit Agim Ibraimi, skuadra është një kantier ndërtimi. Shumë prej titullarëve janë larguar, ndërkohë që në krahun tjetër ende nuk është zyrtarizuar asnjë afrim. Në datën 19 qershor, Tirana do të njohë dhe kundërshtarin që do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Conference League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!