SPF e lartë jo gjithmonë ju mbron nga rrezet e diellit, si të zgjidhni kremin e duhur

schedule09:30 - 14 Qershor, 2020

schedule 09:30 - 14 Qershor, 2020

Shumica e ekspertëve rekomandojnë një SPF prej 30 ose më të lartë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Sidoqoftë, një SPF e lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë mbrojtje.

Shumica e kremrave të diellit janë formuluar për të bllokuar dy lloje të rrezatimit të dëmshëm UV. Rrezet UVA , të cilat depërtojnë më thellë dhe shkaktojnë rrudha, njolla të errëta dhe plakje të parakohshme dhe ato UVB , të cilat shkaktojnë djegie nga dielli.

Si të zgjidhni SPF-në e duhur

Sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës, nëse do ju duhet të qëndroni jashtë për një kohë të shkurtër është e nevojshme përdorimi i një produkti me SPF 15, ndërsa nëse iu duhet të qëndroni më shumë, sigurohuni të përdorni një me SPF 30, sipas Insider.

Gjithashtu, duhet patur parasysh se kremrat e diellit me spektër të gjerë mbrojnë nga rrezet e diellit UVA dhe UVB, pasi përndryshe, rrezet e diellit mund të mos ju mbrojnë nga rrezet UVA.

Si të zgjidhni kremin e duhur të diellit

Është mirë të shmangni kremrat e diellit me spërkatës pasi studiuesit kanë zbuluar se shumica e njerëzve që përdorin këtë lloj, aplikojnë vetëm 25% të sasisë së nevojshme. Në vend të tyre, zgjidhni locione të trasha dhe përdoreni 15 minuta para se të dilni jashtë në mënyrë që lëkura ta thithë mirë produktin.

Gjithashtu, është e rëndësishme që ta përdorni kremin çdo dy orë nëse do iu duhet të qëndroni shumë jashtë. Ndërkaq, mund të merrni masa të tjera paraprake si të përdorni kapele të gjerë, apo të shmangni rrezet e forta të diellit gjatë orëve të pikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!