“Spezia si Barcelona, nuk ecet para pa zemër”, shpërthen politikani italian

schedule19:58 - 14 Shkurt, 2021

schedule 19:58 - 14 Shkurt, 2021

Milani nuk zhvilloi një ndeshje të mirë mbrëmjen e kaluar dhe Spezia përfitoi duke fituar 2-0. Një disfatë që mund t’i kushtojë kreun kuqezinjve nëse Interi ia del të fitojë sonte ndaj Lazios.

Politikani karizmatik italian, Matteo Salvini, i njohur si tifoz i zjarrtë i Milanit, ka reaguar ashpër në “Instagram” pas humbjes së ekipit të tij të zemrës.

Djema, çfarë zhgënjimi Milani. Nderime Spezias që dukej si Barcelona. Kur në fushë (njësoj si në jetë) nuk lufton me shpirt, tru dhe zemër, nuk ke si të shkosh larg“, shkruhej në postimin e tij. /abcnews.al