Milani, edhe pse prej vitesh nuk është aty ku presin të gjithë, sërish përbën lajm. Bëhet fjalë për një klub të madh dhe që ka fituar shumë trofe. Sigurisht edhe tifozët i ka të shumtë nëpër botë dhe shumë prej tyre presin zhvillime të rëndësishme në klub dhe në ekip.
Zërat për ndryshimin e pronarëve të klubit vijojnë të jenë prezentë dhe “Repubblica” shkruan për mundësinë e shitjes së aksioneve nga fondi Elliott, për më pak se 1 miliard euro. Blerësi? Sërish zërat flasin për Bernard Arnault, që mund të investojë në ekipin e qytetit të modës.
Jo vetëm kaq, por thuhet se nëse biznesmeni e blen Milanin, atëherë ka menduar edhe për gjëra të tjera. Njeriu që do të merret me merkaton pritet të jetë Areido Braida, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e kuqezinjve. Sa i takon trajnerit, në pole është Massimiliano Allegri. /abcnews.al