Spektakli i eklipsit total të Hënës

schedule12:04 - 21 Janar, 2019

schedule 12:04 - 21 Janar, 2019

Mëngjesin e sotëm ndodhi spektakli i super Hënës ose eklipsit total të Hënës. Fenomeni do të përsëritet në 31 dhjetor të 2028-ës.

Në orën 6 e 12 minuta të mëngjesit të së hënës, Hëna u mbulua totalisht nga Toka, një eklips total që nuk do të përsëritet për të paktën 10 vjet. Hera tjetër, me të njëjtat karakterisstika do të jetë në 31 dhjetor të vitit 2028. Fenomeni ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna, janë në një linjë dhe Toka në këtë mënyrë i fsheh dritën e Diellit Hënës, duke projektuar një kon hijeje.

Eklipsi i 21 dhejtorit nuk ishte i duksëhm në të gjitha fazat e tij, pasi Hëna perëndoi para përfundimit të eklipsit të pjesshëm. Por e gjithë faza e eklipsit total ishte shumë e dukshme. Në qendër të eklipsit, në orën 6 e 12 të mëngjesit, Hëna ndodhej 14 gradë në lartësi në horizont në drejtim Perëndim – Veri – Perëndim.

Eklipsi i radhës total i Hënës ku do të jetë e dukshme e gjithë faza, do të ndodhë pas 9 vjetësh 11 muajsh dhe 10 ditësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!